Postuar: Janar 10, 2025 | 9:06
Pak ndryshime te blutë ndaj Bylisit, Dinamo kërkon të mbrojë kreun e kampionatit
Pasi kanë kryer edhe seancën e fundit stërvitore në Arbanë, blutë kanë lënë kryeqytetin dhe janë grumbulluar para sfidës me Bylisin.
Dinamo pritet të zbresë në fushë sot me pak ndryshime, ku kryesori është ai në portë. Nga minuta e parë luan Teqja, pasi Sali është dëmtuar dhe do të mungojë sot për kryeqytetasit. Mbrojtja mbetet e njëjtë me Meksin e Lorran nga krahët dhe dyshen Dita-Aliji në qendër.
Në mesfushë do të rreshtohen Gudiabi, Toli dhe me shumë mundësi Qefalija, ndërsa në sulm pritet që bashkë me Zabërgjën të aktivizohen si titullarë Mandela dhe Nani, edhe pse nigeriani në fakt ka kaluar një dëmtim. Bregu është gati, por mund ta nisë nga stoli, ashtu si dhe Jonuzi.
PANORAMASPORT.AL













