Osmani e ekzagjeroi me paratë, te Flamurtari ka pikëpyetje rreth kërkesave të drejtorit sportiv
Në Vlorë pritet edhe një përgjigje përfundimtare nga Tefik Osmani, i cili është një nga kandidatët kryesorë për postin e drejtorit sportiv.

Osmani aktualisht mban edhe detyrën e drejtorit të Departamentit të Skautizmit në FSHF, çka e bën situatën edhe më delikate. Sipas burimeve pranë klubit, 40-vjeçari ka paraqitur disa kushte për të ardhur te Flamurtari.
Osmani kërkon një pagë prej 6 milionë lekësh të vjetra në muaj, e njëjtë me atë që përfitonte te Vllaznia, si dhe një kontratë afatgjatë. Ish-drejtori sportiv i Tiranës dhe Vllaznisë ka një eksperiencë të konsiderueshme në Superiore, por kërkesat e tij financiare janë duke u shqyrtuar me kujdes nga drejtuesit vlonjat.
Zyrtarë të klubit bëjnë me dije se këto kërkesa janë cilësuar disi të ekzagjeruara, ndërsa vendimi përfundimtar pritet në ditët në vijim. Flamurtari synon të mos nxitojë, duke kërkuar një profil që i përshtatet projektit afatgjatë të klubit, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë financiar.
PANORAMASPORT.AL













