Postuar: Janar 16, 2026 | 18:13
“Okazion” për Superioren, ish-mesfushori i Skënderbeut shfaqet në Tiranë dhe trazon merkaton
Uerdi Mara është pa ekip, që prej kohës që e mbylli me Dinamo Batumin në Gjeorgji. Së fundmi ka ndarë një postim ku tregon se ndodhet në Tiranë, ndërsa po stërvitet individualisht.

26-vjeçari shfaqet si okazion për Superioren në këtë periudhë merkato. Si produkt i Skënderbeut, pikërisht me korçarët numëron më tepër ndeshje në karrierë.
Skënderbeu e shiti te Keciorengucu në vitin 2022. Prej atëherë ka provuar aventura edhe në Bullgari.
Paraqitjet e vetme në Shqipëri i ka me Skënderbeun. Me postimin e fundit Mara tregon se po qëndron i gatshëm për një eksperiencë të re.

PANORAMASPORT.AL













