Okazion për Superioren, 3 ish-lojtarë të Partizanit vazhdojnë të lirë në merkato
Merkato vijon të ketë një fokus të madh për skuadrat e Superiores. Dita e fundit e saj përkon me datën 31 gusht, megjithatë klubet mund të firmosin me lojtarë të lirë edhe më vonë.

Tre prej atyre pa ekip, kanë qenë më parë pjesë e Partizanit. Bëhet fjalë për Eraldo Çinarin, Albion Markun dhe Eneo Bitrin. Në merkato shfaqen si “okazion” për skuadrat e Superiores, megjithatë duket se po presin ofertën e duhur nga jashtë.
Fakt është që me Partizanin kanë bërë mjaft mirë. Në elitën e futbollit shqiptar, do të riktheheshin si futbollistë që vijnë nga eksperienca jashtë. Emri i tyre ka qenë i lidhur gjatë kësaj kohe me skuadrat e Superiores, megjithatë deri në fund mbetet për t’u parë cila do të jetë zgjedhja për të ardhmen.
PANORAMASPORT.AL













