Postuar: Prill 28, 2025 | 14:42
Nuk ndodhte prej vitit 2013, Egnatia e mbyll Superioren në vendin e parë me…
Egnatia e mbylli si vend i parë në Superiore pas 36 javësh të luajtura. Kampionët grumbulluan 59 pikë, ose ndryshe 4 pikë më pak se sezonin e kaluar.

Një shumë më e ulët pikësh nga vendi i parë, në Superiore nuk është parë nga viti 2013. Ishte Skënderbeu që u shpall kampion me 58 pikë të grumbulluara. Vetëm se asokohe, kampionati mbyllej me 26 javë.
Kështu vendi i parë i Superiores ka një mesatare 1.63 pikë për ndeshje. Rekord ky negativ, që u regjistrua me humbjen e djeshme ndaj Teutës(2-1). Pas Egnatias e mbylli Vllaznia, me 57 pikë.
Zona e Final Four u plotësua me Dinamon dhe Partizanin. Të katërt këto ekipe do të luftojnë për fitimin e titullit kampion.
PANORAMASPORT.AL













