“Nuk më mungon pankina e Partizanit”, Abilaliaj nuk heq dorë: Formula na lejon të synojnë titullin
Drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj, ka theksuar se nuk i mungon aspak pankina dhe roli i trajnerit të skuadrës së kuqe.

“Pankina? Të them të drejtën nuk më mungon. Është ndjesi shumë e bukur, por nuk më mungon. Kemi një supertrajner, një legjendë të klubit dhe jam mëse i kënaqur që është pjesë e jona.
Dy rezultate pozitive, me të cilat kanë pasur një dozë të mirë sa i përket motivimit, ditëve që ka punuar profesor Gega që kishte në dispozicion në momentin që ka rezultat dhe entuziazëm. Besoj se vijmë në një moment të mirë dhe duhet ta shfrytëzojmë.
Oshilacionet kanë qenë normale në momentin që ndryshuam në janar. Është e paevitueshme të kesh oshlacione, për shkak të lëvizjeve që kemi bërë në janar. Nuk kanë qenë lëvizje të vogla, të rëndësishme e rrënjësore. Për të implementuar gjëra të reja e për të krijuar një fytyrë e automatizma të reja duhej kohë e rezultate. Oshilacionet janë mëse normale kur bëhet një ndërhyrje kaq e madhe në ekip. Jemi ekip që për ne është e rëndësishme të jemi në katër vendet e para dhe të luajmë “Final Four”, pse jo deri në fund se e tillë është formula dhe të jep mundësinë deri në fund të luftosh për titullin kampion”, tha Abilalija për RTSH para sfidës.
PANORAMASPORT.AL













