“Nuk jam i mërzitur, në fund të fundit me Egnatian humbëm”, trajneri Bellai: Ju tregoj ku gabuam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2025 | 18:15

“Nuk jam i mërzitur, në fund të fundit me Egnatian humbëm”, trajneri Bellai: Ju tregoj ku gabuam

Trajneri i Vorës, Arjan Bellai, analizoi humbjen 2 me 0 që skuadra e tij regjistroi në transfertë ndaj Egnatias. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, tekniku gjirokastrit ndër të tjera deklaroi:

bellaj

“Egnatia e dimë që është nga më të mirat, është kampionia e Shqipërisë, i ka futbollistët me eksperiencë. Kishim raste si në pjesën e parë edhe në të dytë. Kur nuk shënon me ekipet e mëdha do presës që të pësosh. U ndëshkuam me një penallti. Në momentin që ndërhyn VAR-i të gjitha kanë mbaruar.

Kjo është Egnatia, vuajtëm edhe në ndeshjen e parë. E pësuam golin shumë shpejt. Në pjesën e parë i pritëm, nuk na sulmoi kaq shumë, rastet i kishte në pjesën e dytë. Pas pësimit të golit, riskuam edhe ne. I patëm rastet. Na mungon eksperienca dhe besimi. Mund të pësonim edhe golin e tretë, riskuam pak. Kur kaluam 4-4-2 e dinim rrezikun me lojtarin e tepërt në mesin e fushës. Nuk jam i mërzitur, në fund të fundit me Egnatian humbëm. Ky është futbolli, ne do të vazhdojmë, kokën duhet ta mbash lartë, kur shikon në sy ekipet e mëdha si Egnatia, Dinamo, Vllaznia, Elbasani. Me këtë lojë mund të luftojmë me ekipet e grupit tonë, për objektivat që kemi.

Në këto ndeshjet e fundit, Egnatia e ka lënë topin te kundërshtarët. Gabuam kur e çonim topin në anësore dhe detyroheshim ose ti binim top të gjatë ose ta humbnim. Gabimi jonë ishte vetëm ai që nuk e mbanim në qendër, po e kalonim në krah, ata na bënin presing në anësore. I pritëm disa herë, dolëm 2 tranzicione pozitive shumë të mira. Me krosin e Bardhit, kishim 2 raste për të shënuar. Po të ishte Egnatia i bënte. Na mungon besimi për të shënuar.

E dimë që kalendari është i vështirë, ndaj edhe kërkojmë maksimumin me ekipet e mëdha. Me Egnatian luajmë, mund të humbisnim edhe më thellë. Fati s’ka qenë asnjëherë me ne. Prap jam i kënaqur me çunat, mundohemi të luajmë dhe ti shikojmë ekipet në sy. Të shikojmë ndeshjen e radhës ndaj Elbasanit, të japim pak më shumë, të jemi më të qetë, na mungon vetëm goli”, deklaroi Bellai.

PANORAMASPORT.AL