Postuar: Shtator 14, 2025 | 23:11
“Nuk e përballoi siç duhet presionin, pati probleme disiplinore”, Arapi: Ju tregoj të vërtetën e largimit të Llocit
Drejtori sportiv i Teutës, Renato Arapi foli në lidhje me largimin e papritur të mesfushorit Matias Lloci. I ftuar në studion e emisionit “Rubrika Sportive”, Arapi deklaroi:

“Me Llocin, kemi qenë në bisedime për rinovim. Ka situata të politikave të klubit që ne duhet t’i ndjekim. Nuk e përballoi siç duhet presionin, pati probleme disiplinore, kjo ishte arsyeja pse u largua nga ekipi i Teutës.
Llocit i mbaronte kontrata në janar. Kërkoi të largohej nga ne. Meqë kishte luajtur ndeshjen e parë me ne, nuk mund të aktivizohej deri në janar me asnjë skuadër tjetër në futbollin shqiptar. Ndaj e lamë që të largohej e ramë dakord të prishnim kontratën”, u shpreh Arapi.
PANORAMASPORT.AL













