Nuk e lejon UEFA! Zbulohet arsyeja pse Dinamo luan në play-off pa blerjen e bujshme të ditëve të fundit
Klubi i Dinamos bëhet gati të marrë pjesë në play-off të Ligës ë Konferencës, ku do të përballet me polakët e Jagiellonia. Një përballje e vështirë, ku blutë përveç emrave të larguar, nuk do të kenë të gjithë elementët që kanë në organikë sa i përket fazës ofensive, pasi do t’u mungojë afrimi i bujshëm i ditëve të fundit.

Saliu Guindo iu bashkua Dinamos pasi u largua nga radhët e Egnatias Një afrim i rëndësishëm për skuadrën e Ilir Dajës, por që nuk mund të zbresë në fushën e lojës për ta në ndeshjet ndaj polakëve, arsye edhe pse nuk figuron në listën e dërguar në UEFA.
Është pikërisht kjo e fundit që nuk lejon aktivizimin e tij në ndeshjet ndaj Jagiellonias. Rregulloret e aktiviteteve ndërkombëtare për klube flasin qartë për këtë pikë. Një lojtar i cili është aktivizuar në fazën kualifikuese të një turneu me një skuadër, nuk mund të aktivizohet me një ekip tjetër gjatë tyre, por vetëm në fazën në grupe e më tej. Kjo përfshin edhe kombinimet mes kompeticoneve të ndryshme.
Dhe në rastin e Guindo, ai ka luajtur në turin e parë kualifikues mes Egnatian në Ligën e Kampioneve përballë Breidablik. Kësisoj, lojtari nuk mund të aktivizohet me Dinamon në turet kualifikuese, por mund ta bëjë një gjë të tillë nëse blutë arrijnë në grupet e Ligës së Konferencës.
E,KUKA-PANORAMASPORT.AL













