Notat sipas “Sofa Score”, zbuloni lojtarët me vlerësimin më të lartë te Shqipëria në duelin ndaj Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2025 | 0:07

Notat sipas “Sofa Score”, zbuloni lojtarët me vlerësimin më të lartë te Shqipëria në duelin ndaj Anglisë

Shqipëria e Silvinjos e nisi me disfatë rrugëtimin për në Kupën e Botës. Kuqezinjtë e Silvinjos u mposhtën nga Anglia në “Wembley” me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë të kualifikueseve. 

-900-0-1742596986xscreenshot-4-893

Dy golat për “Tre Luanët” i realizuan Luis-Skeli në pjesën e parë dhe Harri Kejn në të dytën. Ndërkohë për sa i përket vlerësimeve, sipas “Sofascore”, kapiteni Berat Gjimshiti, rezulton lojtar më i mirë i Shqipërisë me notën 7.6. Podiumi plotësohet nga Arlind Ajeti dhe portieri Kastrati që zuri vendin e Strakoshës së dëmtuar. 

WhatsApp Image 2025-03-21 at 23.34.17

Ndërsa me notën më të ulët në Kombëtaren shqiptare u vlerësua Jasir Asani me 6.0, i cili nuk ishte aspak në mbrëmjen e tij më të mirë. Ndërsa Ivan Balliu ishte i dyti më i dobëti me notën 6.2. 

PANORAMASPORT.AL