Postuar: Maj 24, 2026 | 17:05
Një ndeshje që ka vlerë titulli vetëm për njërën skuadër, zbulohen gjyqtarët që do të gjykojnë Elbasani-Dinamo
Ndeshja e sotme në “Air Albania” mes Elbasanit dhe Dinamos, ka vlerë për luftën e titullit kampion vetëm për verdheblutë, pasi tashmë kryeqytetasit janë matematikisht jashtë garës për vendin e parë.

Megjithatë, FSHF i ka besuar këtë sfidë një gjyqtari ndërkombëtar, duke vendosur në drejtim Eldorjan Hamitin për sfidën e orës 19:00. Asistentët e tij janë Ridiger Çokaj dhe Ilir Tartaraj, ndërsa gjyqtari i katërt është caktuar Ditmir Grimci.
Sa i përket VAR, do të jetë Kreshnik Cjapi gjyqtari i ngarkuar për të mbikëqyrur momentet e dyshimta me Olsid Feratajn të caktuar në AVAR si asistent të tij.
PANORAMASPORT.AL













