“Një ekip i tillë do i mungonte Superiores”, kapiteni i Vorës bën tifo për Tiranën: Shpresoj të fitojë në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2025 | 23:00

“Një ekip i tillë do i mungonte Superiores”, kapiteni i Vorës bën tifo për Tiranën: Shpresoj të fitojë në derbi

Kapiteni i Vorës, Xhulio Tabaku, do të bëjë tifo për Tiranën në derbin ndaj Partizanit, që bardheblutë do të luajnë ditën e hënë në “Arenën Kombëtare”. 

tabaku

I ftuar në studion e “Ora Sport”, mesfushori i skuadrës nga periferia e kryeqytetit, që sezonin e ardhshëm do të militojë në Superiore, zbuloi se ka dalë nga akademia bardheblu dhe shprehu keqardhje për situatën që Tirana po kalon.  

“Unë vetë kam dalë nga akademia e Tiranës dhe më vjen shumë keq për pozitat që është momentalisht dhe shpresoj që Tirana nesër të fitojë dhe mos jenë më në atë vend që janë, një ekip si Tirana do ti mungonte jashtëzakonisht shumë Kategorisë Superiore, nëse do të binte. Shpresoj shumë që të fitojnë nesër”, u shpreh Tabaku.  

PANORAMASPORT.AL