Postuar: Prill 27, 2025 | 8:58
Një derbi për të shmangur turpërimin, ja si mund të rreshtohet Tirana
Gjatë këtyre ditëve, Tirana ka pasur disa probleme në organikë. Në fillim pati shqetësime Mici, më pas Dembeleja dhe këto dy ditë ka qenë Ndreca, i cili ka shfaqur probleme.

Ai të premten është bashkuar me grupin, por akoma nuk dihet nëse do të luajë nga minuta e parë. Bledi Shkëmbi është duke menduar për lojën ndaj Dinamos.
Korçari pritet të ndryshojë disa emra pas takimit me Teutën. Kështu, nga minuta e parë priten Bajroviçi në sulm ose Ndreca. Nëse ky i fundit ia del, atëherë situata është pak më ndryshe dhe formacioni do të ndryshojë.

PANORAMASPORT.AL













