Nga lideri i skuadrës te talentet e reja, Tirana ka 7 lojtarë pa kontrata

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2026 | 22:07

Nga lideri i skuadrës te talentet e reja, Tirana ka 7 lojtarë pa kontrata

Disa futbollistë të Tiranës aktualisht ndodhen pa kontratë dhe janë në fazë vlerësimi nga klubi bardheblu, në një moment ku drejtuesit po punojnë paralelisht për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ri.

tirana

Këta lojtarë janë parë në aktivitet edhe në miqësoren e fundit ndaj KF Kukësi, një test i rëndësishëm për stafi n teknik, i cili pati mundësinë të vlerësojë gjendjen fizike, ritmin e lojës dhe përshtatshmërinë e secilit futbollist me skemat taktike të ekipit. Ndeshje të tilla shërbejnë shpesh si filtër për vendime të mëtejshme, sidomos në periudha ku skuadra është në rindërtim dhe po kërkon stabilitet në çdo repart.

EMRAT – Në listën e lojtarëve të lirë përfshihen emra me profile të ndryshme, duke filluar nga lojtarë të rinj me potencial deri te futbollistë me eksperiencë të konsiderueshme në kampionatin shqiptar dhe jashtë tij. Donat Mehmeti, 19 vjeç, është një sulmues i ri nga Kosova që aktivizohet me ekipin A dhe B të Tiranës. Ai konsiderohet një projekt afatgjatë për klubin, me fokus te zhvillimi gradual dhe integrimi në ekipin e parë në të ardhmen, në varësi të progresit të tij teknik dhe fizik.

Edison Kola, 25 vjeç, qendërmbrojtës me pasaportë shqiptaro-greke, ndodhet aktualisht pa kontratë. Ai shihet si një lojtar me potencial të mirë fizik dhe teknik, ndërsa po vlerësohet nëse mund të jetë një alternativë e vlefshme për repartin defensiv të bardhebluve. Ermal Meta, 20 vjeç, mesfushor i ri, përfaqëson një tjetër profil që kërkon hapësira dhe vazhdimësi në karrierë. Për të, ky moment vlerësimi është i rëndësishëm për të treguar nëse mund të fitojë besimin e stafit teknik në nivel më të lartë konkurrues.

Henry Marku, 26 vjeç, qendërmbrojtës me shtetësi anglezo-shqiptare, është gjithashtu në kërkim të një destinacioni të ri. Ai vlerësohet për fizikun dhe aftësinë në duelet një kundër një, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të gjejë akordin me klubin në ditët në vijim. Rafael Silva, mesfushor defensiv brazilian 26-vjeçar, është një nga lojtarët që klubi po e konsideron seriozisht për ta mbajtur në skuadër. Ai ka një profil që i përshtatet nevojave të ekipit në fazën mbrojtëse të mesfushës, duke ofruar ekuilibër dhe rikuperim topi.

sdffdsfdsfdsfdsfsdfdsfsd

Redon Xhixha, 27 vjeç, sulmues me vlerë të lartë tregu dhe eksperiencë ndërkombëtare. Edhe pse përmendet në këtë listë si referencë për situatën e tij aktuale, ai mbetet një profil i rëndësishëm në treg dhe një emër që ka tërhequr gjithmonë vëmendje për efikasitetin në fazën ofensive. Rimal Haxhiu, 27 vjeç, anësor i djathtë, gjithashtu ndodhet pa kontratë dhe në pritje të një vendimi për të ardhmen. Ai ofron shpejtësi dhe aftësi në krah, elementë që mund të jenë të vlefshëm për skemat e Tiranës në sezonin e ri.

Në ditët në vijim, pritet që Tirana të marrë vendime përfundimtare për secilin prej këtyre futbollistëve. Procesi i përzgjedhjes do të varet nga disa faktorë, përfshirë formën aktuale, përshtatjen me filozofinë e trajnerit, në një periudhë ku klubi kërkon të ndërtojë një projekt më të qëndrueshëm dhe konkurrues.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL