Nga avioni në fushë me gol, sulmuesi kolumbian grumbullohet me Partizanin në vendin e Skukës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2025 | 23:23

Nga avioni në fushë me gol, sulmuesi kolumbian grumbullohet me Partizanin në vendin e Skukës

Diego Kontreras ishte elementi i ekipit B, që ra në sy në stërvitjen e djeshme me ekipin e parë. Sulmuesi nga Kolumbia u afrua si plotësues nga Mladen Milinkoviç. 21-vjeçari bëri mjaft mirë në ndeshjen e mëngjesit të djeshëm ku Partizani B sfidoi Kukësin. Këto të fundit fituan 1 me 3.

WhatsApp Image 2025-08-08 at 20.52.41

Golin e vetëm për të kuqtë e shënoi Kontreras, që u aktivizua si zëvendësues. E veçanta është se vetëm së fundmi ka mbërritur nga Kolumbia, ndërsa kërkon të kapë formën e duhur. Golin ndaj verilindorëve e shënoi në minutat e fundit, duke goditur si duhet me kokë topin e krosuar. Dëmtimi i Xhuliano Skukës e ka vendosur disi në vështirësi Partizanin.

Duke qenë se alternativat nuk janë të shumta për qendrën e sulmit, Kontreras do të ketë mundësinë që të stërvitet me ekipin e parë. Sulmuesi kolumbian është një afrim i këtij viti për ekipin e dytë të Partizanit. Në Kategorinë e Tretë dhe fazën “play-off” ka gjetur 7 gola në 7 ndeshje.

E.LOCI- PANORAMASPORT.AL