Nevil Dede ia kalon “topin” presidentit Demrozi, çfarë ndodhi në “Air Albania” pas fitores së Egnatias ndaj Vllaznisë
Nevil Dede firmosi tek Egnatia në fillimin e muajit maj. Tashmë është pranë fitimit të titullit kampion, teksa po pason me sukses trajnerin Edlir Tetova.

Është raportuar që kontrata e Dedes vlen deri në verën e vitit 2027, megjithatë trajneri i Egnatias nuk preferoi ta konfirmojë. Dhe pse u pyet dje pas fitores ndaj Vllaznisë në stadiumin “Air Albania”, Dede ia kaloi “topin” presidentit Agim Demrozi.
Pasi u pyet që të konfirmojë detaje të kontratës, përgjigja e Dedes ishte: “Duhet te pyesni presidentin”. Agim Demrozi e besoi Tetovën për një periudhë të gjatë, duke pasur sukses. Ndaj dhe me Deden nuk duket se do të ketë ndryshime të papritura.
Humbja në Kupë me Dinamon u la pas. Tashmë Egnatia synon vetëm objektivin më të rëndësishëm në futbollin shqiptar.
PANORAMASPORT.AL













