“Nëndetësja” tenton të parën këtë sezon, në Elbasan për rikthimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2026 | 13:41

“Nëndetësja” tenton të parën këtë sezon, në Elbasan për rikthimin

Dinamo nuk ka fituar dy ndeshjet e fundit në Superiores kundër Teutës dhe Vllaznisë, ndërkohë që në fundjavë e pret një sfidë shumë e vështirë në transertë.elbasani-dinamoBlutë do të udhëtojnë për t’u përballur me Elbasanin në stadiumin “Elbasan Arena”, aty ku edhe do të synojë fitoren e parë këtë sezon ndaj verdhebluve. Këta të fundit, po bëjnë një sezon të mirë dhe duken të konsoliduar në garën për një vend në “Final 4”, megjithatë gara është e fortë dhe ka pasur oshilacione të shumta këtë sezon. Dinamo është e detyruar të fitojë për të mos humbur më shumë terren në klasifikim, pasi edhe Vllaznia e Egnatia po kalojnë moment të mirë dhe një rezultat negativ, do të rikthente problemet në kampin blu, teksa edhe mungesat pritet të jenë të shumta për blutë.

STATISTIKAT- Elbasani ka një ecuri pozitive këtë sezon kundër Dinamos, duke e mundur në fazën e parë si edhe duke i marrë një barazim në fazën e dytë. Dinamo nga ana tjetër, ndaj Elbasanit ka qenë e destinuar të fitojë në sezonet e mëparshme duke e pasur një nga skuadrat e preferuara për ta mundur, por gjërat duket se kanë ndryshuar duke qenë se këtë sezon ende nuk e ka bërë diçka të tillë. Aktualisht, Elbasani e sheh veten në vendin e tretë në kuotën e 35 pikëve, teksa Dinamo renditet e katërta me 2 pikë më pak se verdheblutë, teksa çdo pikë është e rëndësishme sidomos me ndryshimin e formatit të “Final 4”, ku këtë sezon është me përgjysmim pikësh.

GOLAT E SHËNUAR- Dinamo është një skuadër që di të shënojë më shumë se Elbasani, megjithatë këta të fundit janë më efikasë para portës dhe golat e tyre kanë më shumë vlerë nëse i konvertojmë në pikë të fituara. Blutë e kryeqytetit kanë shënuar këtë sezon 27 gola, kundrejt 24 të tillëve që kanë realizuar lojtarët e Elbasanit. Sa i përket mbrojtjeve, të dyja ekipet kanë pësuar nga 14 gola këtë sezon dhe në fakt, vetëm Vllaznia e vendit të dytë ka pësuar më shumë duke qenë se Egnatia, Elbasani dhe Dinamo kanë të njëjtin numër golash të pësuar. Statistikat shpesh herë janë vetëm për histori pasi skuadrat i kanë kthyer përmbys, e ndoshta, diçka e tillë mund të ndodhë edhe të dielën e 25 janarit.

PANORAMASPORT.AL