Postuar: Dhjetor 17, 2025 | 21:35
“Nëndetësja” fut ujë, 4 golat e fundit shqetësojnë
Dinamo e këtij sezoni, ka qenë një nga skuadrat që ka bindur më shumë në lojë, por oshilacionet e shumta në rezultate, kanë bërë që “Final 4” të kthehet në një luftë. Javën e shkuar, Dinamo u mund nga Egnatia me rezultatin 2-1 dhe për herë të dytë këtë sezon, skuadra e Dajës ka pësuar 2 gola në një ndeshje.

Tirana ishte skuadra e parë që shënoi 2 herë ndaj Dinamos, por fitorja 6-2 e zbehu diçka të tillë dhe kaloi ndoshta pa u vënë re. Fitorja 0-3 në Vlorë, bëri që ato dy gola të pësuar të harroheshin, por vetëm pak ditë më parë, Dinamo pësoi sërish 2 gola dhe këtë herë doli pa pikë nga sfida, teksa deri më tani ka qenë mbrojtja më e mirë në kampionat por së fundmi ka humbur terren.
PANORAMASPORT.AL













