Nelia Kabetaj, kampione Ballkani në disiplinën MTBX

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2025 | 22:04

Nelia Kabetaj, kampione Ballkani në disiplinën MTBX

Nelia Kabetaj, çiklistja e talentuar e Shqipërisë, ka shënuar një tjetër rezultat të shkëlqyer në arenën ndërkombëtare. Vetëm pak ditë pasi festoi ditëlindjen e 19-të, Nelia Kabetaj ka festuar edhe në Kampionatin Bllkanik, teksa ka triumfuar në disiplinën “MTB XCO” për kategorinë elitë.

Screenshot 2025-09-22 205618

Kabetej tregoi në nivel të lartë pedalimi në një garë që zhvillohet në terren të vështirë, duke mertuar kështu medaljen e artë në eventin e zhvilluar të shtunën në Rumani. Një rezultat, të cilin Federata Shqiptare e Çiklizmit e quan historik, duke e vlerësuar si arritje të jashtëzakonshme, teksa në faqen e saj në rrjetet sociale, FSHÇ shkruan: “Kampionia jonë! Më 20 shtator 2025, në Campulung, Rumani, Nelia Kabetaj shkëlqeu në skenën ndërkombëtare duke fituar medaljen e artë dhe u shpall Kampione Ballkani në kategorinë Elite – MTB XCO!

Ky sukses i jashtëzakonshëm nuk është thjesht një medalje – është dëshmi e forcës, përkushtimit dhe pasionit për sportin. Nelia na tregoi se me punë të palodhur dhe besim, gjithçka është e mundur. Një ditë historike për çiklizmin shqiptar, një frymëzim për brezat e rinj dhe një krenari për Shqipërinë!”, shkruhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Çiklizmit. Ndonëse në moshë shumë të re, Nelia Kabetaj prej dsa vitesh përfaqëson me sukses Shqipërinë në aktivitetet rajoneve të çiklzimit.

PANORAMASPORT.AL