“Në pjesën e parë nuk kam çfarë them”, Tetova pas barazimit të Egnatias me Dinamon: Kjo gjë është e rëndësishme për trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2025 | 19:40

“Në pjesën e parë nuk kam çfarë them”, Tetova pas barazimit të Egnatias me Dinamon: Kjo gjë është e rëndësishme për trajnerin

Edlir Tetova foli pas ndeshjes që Egnatia barazoi pa gola ndaj Dinamos. Sfida ishte e vlefshme për javën e shtatë të Superiores.

Screenshot 2025-10-18 194034

Trajneri i Egnatias deklaroi nga stadiumi i Egnatias:

“Nuk ishte përgatitur kështu, mendoj se kishim defiçite në fillimin e pjesës së dytë, se në të parën nuk kam çfërë them peërveçse ishim shumë të nxituar, kemi humbur shumë topa të thjeshtë, rastet ishsin prezentë. Ata ndryshuan që në pjesën e  dytë me numrat 6 më poshtë, presingu më pas ishte si avantazh. Ata hapeshin në krah me mesfushorët. Të zbritnim një linjë më poshtë, me ndryshimin që bëmë, i bëmë mundëisnë Fernandos që të kishte vetëm kombinime dhe arritëm të krijonim tranzicionet.

E rëndësishme që trajneri është të çojë ekipin një kundër një apo para portës, pastaj është zgjedhje emocionale e lojtarit që merr vendimin. Por e rëndësishëm është që në pjesën e parë dhe në fraksionin e pjesës së dytë skuadra shkoj rrjedhshëm, ashtu siç mendoj unë se duhet  të luajë futboll, pastaj mendoj se rezultatet do të vijnë”, u shpreh trajneri Tetova për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL