Në gjurmët e Itodos që shpërtheu te Dinamo, kush është nigeriani pranë firmës te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2026 | 21:58

Në gjurmët e Itodos që shpërtheu te Dinamo, kush është nigeriani pranë firmës te Tirana

Gabriel Olamide Ogungbire është një emër interesant, që ka luajtur në Kategorinë e Dytë dhe Tretë në Shqipëri. Për 23-vjeçarin u tha se është arritur akordi me Tiranën, megjithatë “Panorama Sport” mëson se asgjë nuk është konkretizuar.

Screenshot 2026-05-21 145731

Lojtari i Shirokës shënoi 13 gola në 21 ndeshje të këtij sezoni ku mori minuta. Sulmuesi nga Nigeria është konsideruar në gjurmët e Itodo Mandelës, që shpërtheu më pas te Dinamo.

Interesant se ku do të jetë hapi i radhës për të. Fillimisht duhet gjetur akordi me Shirokën që zotëron kartonin e tij.

Tirana ndërkohë po punon për sezonin e ri. Orges Shehi pritet të vazhdojë në krye për të synuar rikthimin te sukseset.

PANORAMASPORT.AL