Postuar: Tetor 27, 2025 | 12:05
Ndryshon orari dhe stadiumi, ja kur do të luhet një nga ndeshjet e Superiores
Ka një ndryshim në programin e ndeshjeve të javës së 9-të të “Abissnet Superiore”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF njofton se ndeshja Tirana – AF Elbasani, e planifikuar të zhvillohej të mërkurën, më 29 tetor, në orën 19:30 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet në të njëjtën ditë në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 14:00.
PANORAMASPORT.AL













