Ndryshimi i madh i Elbasanit, si verdheblutë synojnë titullin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2026 | 20:45

Ndryshimi i madh i Elbasanit, si verdheblutë synojnë titullin kampion

Elbasani ka shënuar një progres të qartë nga sezoni 2024–2025 në atë 2025– 2026, duke reflektuar rritje si në rezultate, ashtu edhe në pjekurinë e skuadrës. Në edicionin e kaluar, verdheblutë u renditën në vendin e 5-të, me një bilanc relativisht të balancuar, por pa arritur të shndërrojnë barazimet e shumta në fitore dhe me një diferencë negative golash.

elbasani

Sezoni aktual ka sjellë një tjetër realitet për Elbasanin. Me të njëjtin numër ndeshjesh të zhvilluara, skuadra është ngjitur në vendin e 2-të, ka thuajse dyfishuar numrin e fitoreve dhe ka reduktuar ndjeshëm humbjet. Një nga ndryshimet më të dukshme është faza mbrojtëse, nga 28 gola të pësuar sezonin e kaluar, Elbasani ka zbritur në vetëm 17, duke ndërtuar një mbrojtje më të qëndrueshme dhe më kompakte.

Edhe në aspektin e pikëve diferenca është e ndjeshme. Elbasani ka grumbulluar 13 pikë më shumë krahasuar me sezonin e kaluar, ndërsa ka shndërruar një pjesë të mirë të barazimeve në fitore, çka tregon për një skuadër më vendimtare në momentet kyçe të ndeshjeve. Pavarësisht se numri i golave të shënuar ka mbetur thuajse i njëjtë, eficienca dhe menaxhimi i rezultateve kanë bërë diferencën. Të gjitha këto tregues e paraqesin Elbasanin e këtij sezoni si një ekip më konstant, më ambicioz dhe realisht konkurrues për zonën e sipërme të tabelës.

PANORAMASPORT.AL