Postuar: Korrik 15, 2025 | 17:50
Ndryshim te Dinamo, stërvitja spostohet në stadiumin që ishte “shtëpia” e parë e bluve në kryeqytet
Pas dy ditësh pushim në fundjavë, dinamovitët kanë rifilluar stërvitjen, tashmë në kryeqytet, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja janë të gjithë futbollistët, me përjashtim të Bruno Ditës, i cili ka punuar i diferencuar për shkak të një shqetësimi muskulor.
Stafi teknik dhe grupi i lojtarëve është i impenjuar maksimalisht, që skuadra të jetë plotësisht gati për sfidat europiane të cilat nisin në turin e dytë të Ligës së Konferencës.
PANORAMASPORT.AL













