“Ndoshta e ka fajin goli i shpejtë”, Brahja pas barazimit të Egnatias: Ndoshta Elbasani kishte ardhur për rezultat pas humbjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2026 | 20:43

“Ndoshta e ka fajin goli i shpejtë”, Brahja pas barazimit të Egnatias: Ndoshta Elbasani kishte ardhur për rezultat pas humbjes

Zëvendëstrajneri i Egnatias, Julian Brahja, ka komentuar barazimin 1-1 të skuadrës së tij ndaj Elbasanit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, duke pranuar se ekipi nuk kishte qenë dominues si zakonisht.

bandicam 2026-04-08 20-25-51-040

“Unë do e ndaja me dy pjesë, e filluam mirë duke shënuar gol në minutën e pestë. E dinim pastaj që Elbasani është ekip i fortë, tranzicionin pozitiv e kanë shumë të shpejtë  dhe aty u ndëshkuam në një moment dhe na shënuan gol. Në pjesën e dytë ishim më mirë, ndoshta  Elbasani kishte ardhur për të marrë një rezultat pozitiv, duke parë edhe ndeshjen e humbur me Dinamon. E dinim që e kishim shumë të vështirë, por edhe ne ndoshta në pjesën e parë tonën, nuk jam i kënaqur.

Pas shënimit të golit e prinim reagimin e Elbasanit, dihet se edhe ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe të shpejtë dhe luajnë mirë me topin edhe ata, e nisin nga poshtë. Edhe ne nuk duhet të ndryshojmë manovrën në daljen në sulm. Ndoshta nuk mund t’ia lë golit, por ekipi kur shënon shpejt, është edhe mirë, edhe keq për momentin, se mund të rrish mbrapa të mbrosh rezultatin, gjë që ne nuk ia kërkuam.

Ndeshjet e Kupës kane specifikë tjetër, është vajtje-ardhje dhe dihet që nuk duhej të humbim ndeshjen, se edhe Elbasani ka tranzicion pozitiv të shpejtë dhe ka lojtarë të shpejtë. Mendoj se ishte momenti i duhur kur bëmë zëvendësimet, ndryshuam rreshtim. Të them të drejtën ekipi nuk është se nuk u përgjigj, patëm rastet për të shënuar, por ishin edhe për të mos e humbur ndeshjen.

Aty ishte ndoshta pjesa që vuajtëm më shumë, në mesfushë, me Fernandon. Ndoshta një mosorganizim i mirë Fernandos me Kryeziun në mbrojtje dhe ata na dominuan në qarkullim, ndoshta edhe në topin e parë dhe të dytë ishin më afër.

Ne ndryshuam duke futur Xheferson dhe Haime, ne kërkonim krosime nga krahët, me të dy, duke parë që Bakajoko e Buriç janë të mirë në luftën në ajër e aty mund t’i goditnim, por nuk u bë shpesh”, tha Brahja për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL