Ndeshjet e fundit kthejnë besimin, Dinamo “zbulon” dominimin
Dinamo do të përballet me Egnatian ditën e premte, për të çelur në këtë mënyrë javën e 25-të të Superiores. Blutë i pret një transfertë e vështirë, aty ku Egnatia do të synojë vazhdimësi.

Dinamo ka arritur të realizojë 4 gola në 3 ndeshjet e fundit mes Kupës e Kampionatit, duke e kaluar atë moment të vështirë që kishte deri para 2 javësh kur në 4 ndeshjet e para të fazës nuk e kishte gjetur rrugën e rrjetës. Daja është i bindur se momenti negativ i skuadrës ka kaluar dhe pret reagim që në ndeshjen e së premtes ndaj Egnatias, duke qenë se blutë kanë dhënë sinjale pozitive në takimet e fundit.
Ndaj Tiranës në kampionat, Dinamo nuk mori më shumë se një barazim por për një pjesë të mirë të lojës luajti me një lojtar më pak, por kjo nuk e ndali që të dominonte në lojë ndaj bardhebluve. Reagimi erdhi në Kupë kur fitoi me rezultatin 2-0, por edhe në Elbasan, zhvilloi një lojë shumë të mirë. Pavarësisht se skuadra kryeqytetase nuk mori më shumë se një barazim 1-1, ekipi dha sinjale pozitive.
PANORAMASPORT.AL













