“Ndershmërinë në futbollin shqiptar e quajnë budallallëk”, presidenti i Flamurtarit: Arbitrat sot shiten dhe blihen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2026 | 9:13

“Ndershmërinë në futbollin shqiptar e quajnë budallallëk”, presidenti i Flamurtarit: Arbitrat sot shiten dhe blihen

Në një aktivitet të mbajtur me rastin e pesë vjetorin të ndarjes nga jeta të ish arbitrit vlonjat me stemën e FIFA-s, Faik Bajrami, i cili u nderua nga Bashkia e Vlorës me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi “shpërtheu” ndaj arbitrave aktualë të kampionatit shqiptar.

idriziKreu i klubit vlonjat tha se gjyqtarët e sotëm të futbollit nuk e kanë dinjitetin e Bajramit që as nuk shitej dhe as nuk blihej. Ai tha se gjykimi është kthyer sot në një gangrenë të futbollit shqiptar. Në daljen e parë publike pasi Flamurtari ra nga Superiorja, Idrizi tha se ky është një moment i keq për futbollin shqiptar por edhe për vetë kuqezinjtë.

“Unë u thashë vajzave të Faik Barjamit se do të lë gjithçka dhe do të vijë aty, në këtë aktivitet përkujtimor. Pavarësisht se jemi në këtë kohë të keqe për futbollin tonë, për Flamurtarin tonë, do të vija me dëshirën më të madhe. Pse erdha? Sepse babai juaj nuk ishte vetëm një patriot që ngrinte flamurin shqiptar, por ishte me dinjitet. Kishte dinjitet në sport dhe as nuk shitej e as nuk blihej. Një dinjitet dhe një cilësi që në futbollin shqiptar sot nuk e kemi. Unë shikoj që nga Kolegjiumi i Vlorës kanë ardhur dy arbitra. Duhet të kuptojnë një gjë të qartë që babai juaj kishte atë simbolin hyjnor të gjykatësit që gjykon në sport dhe jo të gjykatësit që shitet dhe blihet në sport. Kjo ishte një veçori që ai e ka pasur dhe që e ka të trashëguar nga familja. Kjo është veçoria e parë që më bëri mua që të vija këtu patjetër dhe jemi krenarë të gjithë për të. Ndërsa sot është ajo që ne e kemi gangrenën e zezë… Ndershmërinë këtu ta quajnë për budallallëk, por të mos fl asim më gjatë për këtë se nuk është vendi”, u shpreh Idrizi.

VLERËSIMET – Për ish gjyqtarin shqiptar të FIFA-s, Faik Barjami dha edhe ish futbollisti i shquar Kreshnik Çipi.

“Ne jemi rritur me emrin e Faik Bajramit. Të gjithë fëmijët që aspironin për t’u bërë futbollistë, jemi rritur. Unë e kisha shumë pranë, pasi isha komshi me të, në lagjen “Muradie“. Kudo në mëhallë, në familje, shpesh dëgjonim emrin e Faikut. Ai ishte i veçantë, pasi besoj se ishte i pari për Vlorën dhe Shqipërinë që krijoi një emër të veçantë. Ai ishte një njeri i mrekullueshëm. Profesionalisht ishte tepër i aftë dhe i veçantë. Familja ta mbajë gjithmonë kokën lartë për atë çfarë bëri babai i tyre”, tha Çipi.

Foli në ceremoni edhe Alfred Ferko: “Më kujtohet emri i Faikut se tani janë vitet që kalojnë dhe nga im atë e kam nga Himara. Ai më çoi në kokë ato vite të familjes. Ne dimë dhe ata më mësuan atë se çfarë Bajrami përfaqësonte”, përfundon Ferko.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL