Naser Aliji protagonist, shpërthejnë të qeshurat në konferencën e Dinamos: I dimë ku i ka Hajduku problemet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2025 | 22:27

Naser Aliji protagonist, shpërthejnë të qeshurat në konferencën e Dinamos: I dimë ku i ka Hajduku problemet

Naser Aliji është shfaqur sot përkrah trajnerit Ilir Daja në konferencën për mediat para ndeshjes së bluve kundër Hajduk Splitit. Ai është pyetur nga mediat vendase nëse blutë njihnin forcën e Hajdukut dhe cilin lojtar vlerësonte më shumë në ekipin kundërshtar.

aliji daja

“Ne kemi parë disa ndeshje të Hajdukut, i kemi bërë një analizë të mirë. Të thuash kush është më i miri në radhët e tyre është e vështirë se ka shumë lojtarë të mirë. Por e dimë se ku janë shumë mirë dhe ku i kanë problemet”, tha fillimisht lojtari. I ngacmuar më pas për të thënë një emër, ai nuk ngurroi.

“Pajaziti”, tha Aliji për futbollistin e Kombëtares shqiptare që i është bashkuar Hajdukut pak javë më parë, duke bërë që në sallë të shpërthenin të qeshurat edhe nga gazetarët kroatë.

“Nuk kemi nevojë për motivim se siç tha trajneri do të jetë plotë stadiumi. Ne shpresojmë që të japim maksimum dhe të marrim me një rezultat pozitiv në ndeshjen e kthimit”, mbylli ai fjalët e tij para mediave.

PANORAMASPORT.AL