“Na u prishën planet me dëmtimin e Ndrecës, por sot bëmë shumë mirë”, trajneri Tetova: Në ndeshjen e kthimit do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2025 | 23:16

“Na u prishën planet me dëmtimin e Ndrecës, por sot bëmë shumë mirë”, trajneri Tetova: Në ndeshjen e kthimit do të…

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli pas triumfit 1 me 0 që skuadra e tij regjistroi ndaj Bredablik, në duelin e parë të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, Tetova deklaroi:  

bandicam 2025-07-08 23-09-18-290

“E prisja të vështirë, duke parë edhe largimin e Ndrecës, ishim të detyruar të fusnin Selmanin mbrojtës linje. Na u prishën ekulibrat, nuk e kishim përgatitur ndeshjen kështu. Pjesën e dytë ishim superiorë, ishim përpara portës. Jam i kënaqur nga rezultati. 

Jam i kënaqur nga afrimet e verës, janë lojtarë që ishin në listën time. Akoma nuk janë në ritmin e skuadrës, por sot bënë shumë mirë. 

Nuk kam informacion shumë të saktë për Ndrecën, por mendoj këmba e vjetër, po ai dëmtim që ka pasur. 

Nuk mendoi se ndikoi euforia. Na u prish një plan, por kishim planin B. Për momentin nuk kishim zëvendësues për Ndrecën. E kemi marrë mbrojtësin, por nuk është në këtë turn për çështje dokumentash.  

I vetmi shqetësimi është rritmi i kundërshtarëve. Në transfertë do të jetë një ndeshje më e kujdesshme. Egnatia e menaxhoi shumë mirë, goditëm traversën. Gjithçka ngelët e hapur në ndeshjen tjetër. 

Nuk po themi që Poçi është blerja më e goditur. Lojtarët i zgjedh në bazë të karakteristiva. Me kalimin e kohës do të jetë më pranë grupit do të bëjë ndeshje më të mira. 

Kundërshtarin e kishim studiuar, kishim menduar për të bërë markim 1 kundër 1. Nuk ishin surprizë, me përjashtim të pjesës së parë që zbriti me 2 numra 6. Pjesa tjetër ishte siç e kishim planifikuar. 

Do të veçoja dy skuadrat e Islandës, për ritmin. Sivjet është grupi më i plotë, vjet kishim grup më të dobët. Duhet të fokusohemi tek ndeshja tjetër. Do të ketë ndonjë ndryshim në ndeshjen tjetër, do të jemi të arnuar në krahun e majtë”, u shpreh Tetova.  

PANORAMASPORT.AL