“Na duhen tre lojtarë që ta marrin skuadrën për dore”, Memushi: Tirana dhe Vora vendosin fatin e Vlorës
Eqerem Memushi mendon se Flamur tari po ndryshon. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish trajneri vlonjat thotë se i shikon shumë të rëndësishme dy ndeshjet e radhës me Tiranën dhe Vorën, ku nuk duhet të gabohet.

Memushi mendon se tri afrime janë të mjaftueshme. Sipas tij futbollistët kanë mësuar tashmë karakteristikat e njëritjetrit dhe janë ambientuar. Memushi thotë se në tri ndeshjet e fundit skuadra ka pasur një karakter dhe marsh tjetër.
Memushi si mendoni se nisi ky vit kalendarik për Flamurtarin?
Ne aty jemi. Fillimi i mbarë është gjyma e punës, por skuadra duhet të lëshojë xixa. Objektivi kryesor është mbijetesa. Tirana dhe Vora janë kundështarët tanë direkt dhe në këto dy ndeshje që na presin tani ne nuk duhet që të gabojmë. Skuadra duhet që të hyjë me mentalitetin që nuk duhet të dalë pa pikë nga këto dy fusha.
Duket se edhe Tirana ka ndryshuar, përbën kjo gjë problem për Flamurtarin?
Ashtu si ne dhe Tirana po tregojmë shenja të mira. Pikët tani aty janë varet kush gabon. Ne nuk duhet që të gabojmë që të kompensojmë pikët. Nuk na falet më. Një hap fals, vete tek vendi prapë. Kështu që këto dy takime i ka deçizive Flamurtari për ecurinë e tij. Shyqyr Zotit në këto momente skuadra është e shëndosh. Kondicioni fizik është i kënaqshëm.
Cfarë mendoni për merkaton?
Kemi nevojë për lojtarë. Duam të paktën tre lojtarë që të jenë ekspertë që të marrin skuadrën për dore. Po ta shikosh një lojtar kemi… Këmbët e Trashit janë që topi rrotullohet. Gjatë kampionatit bie edhe gjendja fizike.
Sipas jush është duke u stabilizuar skuadra?
Lojtarët po njohin aftësitë dhe karakteristikat e njëritjetrit. Po të shikosh, këto tre ndeshjet e fundit i kanë bërë të mira. Nuk kemi parë një skuadër që të zgjatet, repartet kanë qenë shumë afër me njëri-tjetrin. Skuadra ka pasur një karakter tjetër, një marsh tjetër. Është një kohë e konsiderueshme besoj që nga nisja e punës e deri tani. Po ta shikosh në këto javët e fundit nuk kanë lëvizur shumë lojtarë, vetëm për dëmtime. Pothuajse kanë qenë të njëjtët ata që janë aktivizuar.
Mendoni se meritonte të ecte më tej Flamurtari në Kupën e Shqipërisë?
Në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë kanë bërë një takim që ka merituar plotësisht për të kaluar në turin tjetër. Ishte një gabim që nuk mund ti falej asaj skuadra me mënyrën se si luajtën në takimin e parë. Kundërshtarin e kishin në 10 minutat e fundit me një lojtar më pak dhe duhet që ta shfrytëzonim epërsinë numerike. Në takimin e dytë ne Elbasan në kampionat treguan se mund të merrnin edhe më shumë se një pikë. Luajtën më mirë dhe duhet të kishim fituar.
ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL













