Musta sheh objektivin “Final Four” për Elbasanin: Duhet të bëjmë llogaritë, nuk kishte rëndësi si e arrinim fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2025 | 20:14

Musta sheh objektivin “Final Four” për Elbasanin: Duhet të bëjmë llogaritë, nuk kishte rëndësi si e arrinim fitoren

Emiljano Musta ka qenë protagonisti i fitores 2-0 të Elbasanit ndaj Partizanit me dy golat me penallti që ringjallën shpresat e verdhebluve për një vend në katërshen e parë të kampionatit.

sdffsdfsdfsdfsdfsdsfdfsd

“Ishte ndeshje mjaft e rëndësishme për ne se vinim pas eliminimit të Kupës edhe pse aty meritonim diçka më shumë për mënyrën si shkoi ndeshja. Kishim një e motiv me shumë, matematika na mbante në lojë për “Final Four” dhe fatmirësisht ia dolëm me sukses.

Elbasani gjithmonë ka bërë lojëra të mira, me futoren vjen edhe entuziazmi, ekipi vjen duke u rritur se jemi të rinj. Po punojmë çdo ditë, japim maksimumin, na ka munguar pak goli.

Donim t’ia dedikonim golat dhe fitoren Arsen Lleshit se ka bërë një ndërhyrje në gju. I urojmë kthim sa më të shpejt në fushë.

Ne e dimë se është fundi i kampionatit dhe duhet të bëjmë llogaritë. Janë shumë të rëndësishme pikët, më e rëndësishme ishte të merrnim fitoren, nuk ka rëndësi si e arrinim atë”, tha Musta për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL