Postuar: Tetor 28, 2025 | 13:47
Mungon kapiteni, Egnatias i rikthehet mbrojtësi për duelin me Teutën
Për ndeshjen me Teutën, Egnatia do të ketë një mungesë të madhe, atë të kapitenit Albano Aleksi.

Mesfusori ka mbushur numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk do të mund të jetë i pranishëm për këtë sfidë.
Sakaq, do t’i rikthehet mbrojtësi Arbenit Xhemajli, pas pezullimit me karton të kuq në ndeshjen me Dinamon. Sakaq, pjesa tjetër e ekipit duket e gatshme për të luajtur në këtë ndeshje.

PANORAMASPORT.AL













