Mungojnë dy liderë, Egnatia pa Ndrecën dhe Aleksin në transfertën e Korçës
Ndeshjen e radhës Egnatia e luan në fushën e Skënderbeut të vendit të fundit, por që ka akoma shpresa mbijetese.

Trajneri Tetova ka humbur dy titullarë për këtë transfertë, Edison Ndrecën dhe Albano Aleksin, të dy për të pezulluar për shkak kartonësh. Me të verdhën e marrë ndaj Partizanit, mbrojtësi i majtë dhe mesfushori kanë plotësuar numrin 4 dhe rrjedhimisht janë të skualifikuar.
Në linjën e majtë pritet që të aktivizohet azeri Alijev, ndërsa për mesfushën trajneri Tetova ka disa alternativa, si: Uotlai, Zejnullai, Lushkja dhe Ujka, edhe pse këta dy të fundit janë spostuar më përpara te rrogozhinasit, duke qenë më afër sulmit.
Egnatia ka pasur mungesa gati çdo javë, por ka një kontingjent të plotë lojtarësh dhe i ka përballuar mirë deri tani. Edhe kur bëhet fjalë për titullarë me peshë, kampionët në fuqi kanë zgjidhje të tjera.
PANORAMASPORT.AL













