Postuar: Qershor 13, 2026 | 19:06
ZYRTARE/ Egnatia bën goditjen e radhës, rikthen në Superiore lojtarin që u largua nga ekipi që bëri histori në Europë
Klubi i Egnatias ka bërë zyrtar afrimin e radhës gjatë merkatos së verës, duke firmosur me mbrojtësin Geralb Smajli.

Lojtari i krahut të djathtë ishte larguar nga Ballkani duke mbyllur marrëveshjen me ekiin kosovar dhe tashmë i është bashkuar rrogozhinasve ku pritet të jetë një element kyç në lojën e trajnerit Nevil Dede.
“Mirësevjen në familjen e Egnatias, Geralb Smajli! Një kapitull i ri nis sot me fanellën bardhejeshile. Të urojmë shumë suksese, fitore dhe momente të paharrueshme me Egnatian!”, shkruhej në njoftimin e Egnatias në videon e prezantimit të futbollistit.
PANORAMASPORT.AL













