Mungesat mbajnë peng rreshtimin, Daja bën ndryshime ndaj Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2025 | 11:43

Mungesat mbajnë peng rreshtimin, Daja bën ndryshime ndaj Egnatias

Dinamo do të përballet sot me Egnatian në kuadër të javës së shtatë të Superiores, teksa Daja duket se e ka ndarë mendjen për rreshtimin në fushë duke i qëndruar besnik skuadrës fituese.

dinamo

Dinamo duhet të bëjë pa shërbimet e Karambës të dëmtuar dhe Farrukut të pezulluar, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës është në kondicion shumë të mirë.

Në portë, Teqja është kthyer në të paprekshëm, ndërkohë që Meksi në të djathë e Lorran në të majtë, do të plotësojnë krahët e mbrojtjes, teksa në qendër do të jetë dyshja e përhershme, Dita-Aliji.

Në mesfushë, Qefalija, Gudiabi dhe Lorenco Vila do të ndihmojnë treshen e sulmit, me Bregun nga e djathta e Nanin nga e majta, që duket se ka fituar sërish vendin ndaj Bernard Berishës. Në majë të sulmit, pritet ta nisë titullar Guindo, që ka bërë mirë në dy ndeshjet që ka luajtur.

Në 6 javët e para, Daja nuk ka preferuar që të eksperimentojë shumë me rreshtimin, madje ka lojtarë që ende nuk kanë debutuar.4

PANORAMASPORT.AL