“Mund të fitonim ose humbnim ndeshjen”, Daja flet për barazimin në Ballsh: Ju tregoj çfarë çaloi sot
Trajneri i Dinamos, Ilir Daja deklaroi se mund të fitonin kundër Bylisit, por edhe mund të humbisnin për shkak të rasteve që pati kundërshtari.

“Atëherë më bëre një rezyme që do të përsëris, mund të fitonim ose humbnim, Ballshi pati raste para portës. Nuk do merrem me mungesat, sepse është bërë gjë e zakonshme. Çunat e mi nuk bënë një pjesë të parë të mire, në të dytën reaguan dhe luftuam deri në fund, mund të kishim finalizuar rastin e fundit që ishte gati 2-3 metra me portën.
Do të thoja që me anën e markimit duhet të markonim numrin 23 sepse ai ishte që ndryshonte krahun e lojën, duhet të markaonim, si detyrë e kishte Qardaku ose Guadiabi dhe nuk e bëmë mirë në pjesën e pare, por e rikuperuam në të dytën. Nuk duhet të luanim me topa të gjatë duke pasur parasysh shiun edhe pse fusha ishte realitvisht e mirë, s’duhet tja dorëzonim topin kundështarit harxhuam energji kjo është ajo që çaloi sot.Në fakt të them të drejtën në nivel paragjykimi menduam se fusha do të ishte në gjendje të rënduar dhe punuam me pasin e gjatë dhe topat e lartë dhe lojtarët nuk e ndanë këtë.
Sigurisht statistika është kjo që thatë ju vërtetë kemi 4 ndeshje pa fitore por kemi qenë më lart se kundërshtarët, por nuk po merrem sot me diçka sepse do thoni jo po Daja kështu jo po ashtu. Nuk na ndikon në gjendjen psikologjike se kur prodhon i bie nuk ke një rënie në pjesën psikologjke, në të parën nuk bëmë mirë, por të dytën bëmë mirë dhe nuk vuajtëm. Mund të fitonim por dhe të humbnim për rastet që pati kundërshtari”, tha ai për RTSH Sport.
PANORAMASPORT.AL













