VIDEO/ Emocione të forta për nënën e sulmuesit të Brazilit, shpërthen në lot pas dygolëshit të djalit të saj në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2026 | 16:07

VIDEO/ Emocione të forta për nënën e sulmuesit të Brazilit, shpërthen në lot pas dygolëshit të djalit të saj në Botëror

Mateus Kunja shkëlqeu me dygolësh te Brazili në fitoren 3-0 të Haitit.

kunja

Një emocion i madh për sulmuesin e Mançester Junajtid, por edhe për familjarët e tij që ndodheshin në stadium.

Një video e nënës së tij është virale në mediat sociale, pasi nuk mundi t’i mbante lotët ndërsa djali i saj shënonte gola në stadiumin e Filadelfias, SHBA.

“Të jesh në një Kupë Bote, ta imagjinosh këtë, është kaq e mrekullueshme, një ëndërr e realizuar.”

PANORAMASPORT.AL