Postuar: Maj 11, 2026 | 13:16
Mrekullia e Tiranës, Sebino Plaku shpërndan foton: Askush nuk e di çfarë është fshehur pas kësaj
Tirana bëri mrekullinë në javët e fundit të Superiores duke ia dalë që të mbijetojë dhe mos rrëzohet në Kategorinë e Parë. Pas fitores kundër Elbasanit që vulosi fatet e bardhebluve, ka reaguar ndihmësi i trajnerit Orges Shehi.

Sebino Plaku ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga dhoma e zhveshjes ku shfaqen të gjithë lojtarët, së bashku me staftin dhe trajnerin.
Postimin ai ka zgjedhur ta shoqërojë me mbishkrimin: “Askush nuk e di çfarë është fshehur pas kësaj fotoje…
Sakrifica, presion, lodhje, zhgënjime, heshtje dhe shumë punë në momentet kur askush nuk shikonte.
Elhamdulilah
Faleminderimi i takon zotit”.
PANORAMASPORT.AL













