Moviola/ Kryesori Albert Doda gabon dy herë, teknologjia vendimtare te Skënderbeu-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2025 | 17:06

Moviola/ Kryesori Albert Doda gabon dy herë, teknologjia vendimtare te Skënderbeu-Teuta

Kryesori Albert Doda ka gabuar në dy momente kyçe të kësaj ndeshjeje, si te penalltia e golit të barazimit për korçarët, ashtu edhe në rastin e kartonit të kuq për Bismark.

Screenshot 2025-01-27 170530

Në të dy rastet është dashur ndërhyrja e teknologjisë për të vendosur drejtësinë në fushë, duke korrigjuar gabimet e tij. Nuk ka asnjë dyshim për të kuqin e Karabecit, pas dy të verdhëve.

33-37′ Ka penallti për Skënderbeun, që kthehet në gol nga Bismark. Korçarët kanë pretendime për një ndërhyrje të parregullt në zonë, por Doda vazhdon lojën. Më pas kryesori thirret në VAR dhe sheh pamjet, pastaj akordon penallti, pasi e konsideron të parregullt ndërhyrjen Llocit.

63-65’ Bismark del nga fusha, pasi ndëshkohet me karton të kuq. Edhe në këtë rast është teknologjia vendimtare. Kryesori Doda, pasi risheh rastin, akordon karton të kuq për sulmuesin e Skënderbeut dhe të verdhë për Simeun e Teutës.

PANORAMASPORT.AL