Moviola Elbasani-Teuta/ Yzeiraj tolerant, vetëm një episod i dyshimtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2025 | 23:35

Moviola Elbasani-Teuta/ Yzeiraj tolerant, vetëm një episod i dyshimtë

Në përgjithësi ka qenë një ndeshje e menaxhuar mirë nga gjyqtari Olsion Yzeiraj edhe për faktin se nuk pati shumë raste të dyshimta gjatë 90 minutave. Ndoshta kryesori toleroi pak në ndërhyrjet e ashpra të lojtarëve miq.

elbasani-teuta

I vetmi moment që mund të diskutohet, është ai i golit të dytë i Lleshit për një pozicion të mundshëm jashtë loje, por vendimi ka qenë i drejtë.

67’ Arsen Lleshi shënon golin e avantazhit për Elbasanin. Ka pretendime nga miqtë për pozicion jashtë loje, por pamjet tregojnë se sulmuesi është në pozicion të rregullt. Me të drejtë gjyqtarët kanë lejuar vazhdimin e lojës dhe kanë vlerësuar të rregullt golin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"