Postuar: Shkurt 1, 2025 | 20:46
Moviola Egnatia-Bylis/ Ndeshje e qetë për Andi Koçin
Në tërësi ishte një ndeshje korrekte në fushë nga të dyja ekipet, me gjykimin, që nuk pati shumë raste të vështira për të vendosur.

Gjithsesi, i vetmi moment është ai i minutës së 74-ët, ku Berko ndërhyn ndaj Fangajt gjatë një aksioni sulmues të rrogozhinasve.
Një ndërhyrje në kufijtë e së verdhës, në një kohë që sulmuesi e kishte një të verdhë tjetër dhe rrezikoi të kuqin. Andi Koçi toleron në këtë rast.
PANORAMASPORT.AL













