Postuar: Shkurt 10, 2025 | 22:29
Moviola e Vllaznia-Bylis/ Dy raste për shqyrtim, VAR-i dhe Enea Jorgji japin vendim të diskutueshëm (VIDEO)
Ndërkombëtari Enea Jorgji pati dy episode në ndeshjen Vllaznia-Bylis, por i pari ngre dyshime, sepse u anulua me VAR një gol i Bylisit për një faull të diskutueshëm.

Ishte minuta e 9-të, kur Malomo gabon përballë Jukajt, por topi shkon te Ruçi që e dërgon në rrjetë. Pasi thirret nga VAR-i dhe sheh pamjet, Jorgji dallon një faull ndaj Jukajt. Duket vendim i saktë, edhe pse jo bindës. (VIDEO)
Më i qartë faulli i Balajt ndaj Abazajt në aksionin e golit të anuluar të Malës në minutën e 20-të. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













