Moviola e Tirana-Partizani/ Xhaja i saktë, të dyja penalltitë janë të qarta (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2025 | 8:10

Moviola e Tirana-Partizani/ Xhaja i saktë, të dyja penalltitë janë të qarta (VIDEO)

Në ndeshjen e djeshme, ka pasur disa raste për moviolë. Bëhet fjalë për dy penalltitë e marra nga Tirana.FDFGFHNë gjykim ishte Juxhin Xhaja, ndërsa në VAR, Kreshnik Barjamaj. Në të dyja rastet, gjyqtari kryesor është treguar i drejtë. Për Juxhin Xhajën ky ishte derbi i shtatë që drejtonte këto vitet e fundit.

Minutat 39-41: Penallti për Tiranën. Zharmuni nga e djathta hyn në zonë, pason në qendër, por topi devijohet me dorë nga Ismaili. Gjyqtari Xhaja nuk heziton dhe bën shenjë nga pika e bardhë. Zharmuni kthen në gol penalltinë dhe 2-0 për bardheblutë. Gjyqtari ka vepruar drejtë. Ismaili ka prekur topin me dorë. Dyshime nuk ekzistojnë në këtë rast. (VIDEO(VIDEO)

Minutat 67-69-të: Sembene pason mbrapa në mënyrë të gabuar dhe i dhuron topin Ernest, i cili shmang Hoxhën, por rrëzohet nga ky i fundit. Xhaja bën shenjë nga pika e penalltisë. Këtë herë është Ernest që ekzekuton nga 11 metrat dhe shënon. Penalltia ekziston dhe vendimi i Xhajës edhe një herë tjetër është i drejtë.  (VIDEO)

Minuta e 81-të: Xhaja i fal kartonin e dytë të verdhë Kotes pas një ndërhyrjeje ndaj Soler. Gabim i kryesorit, që duhet të ishte treguar i saktë.  (VIDEO)

Minuta e 88-të: Keko lëshon një gjuajtje nga distanca, Selmanit i shpëton topi, i cili ndalet në rrjetë. Të kuqtë festojnë, por Xhaja bën shenjë që goli nuk vlen për një pozicion jashtë loje gjatë aksionit. Vendim i drejtë i VAR-it.  (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL