Moviola e Tirana-Laçi, Grimci dhe VAR-i të saktë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2025 | 9:13

Moviola e Tirana-Laçi, Grimci dhe VAR-i të saktë (VIDEO)

Në ndeshjen e djeshme mes Tiranës dhe Laçit e luajtur në “Niko Dovana”, një ishte rast i diskutueshëm.TRBëhet fjalë për një pretendim për penallti të Tiranës, por që gjyqtari nuk e akordoi. Kryesonte ndeshjen Grimci, ndërsa në VAR ishin dyshja Bajramaj-Rusta.

Minuta e 20-të: Gjuajtje e fortë e Smaçit, sfera bllokohet në zonën e kurbinasve mes protestave të bardhebluve që pretendojnë për prekje të topit me dorë, por gjyqtari Grimci vazhdon lojën. Pamjet nuk janë të qarta, por duket se ka një prekje të topit me dorë. Gjithsesi, para prekjes, ka një devijim nga një tjetër lojtar i Laçit dhe nuk konsiderohet penallti. Vendim i drejtë i gjyqtarit dhe VAR-it.

PANORAMASPORT.AL