Moviola e Partizani-Teuta/ Ferataj e bën “bilbil”, anësori tregohet i saktë (VIDEO)
Ndeshja e djeshme mes Partizanit dhe Teutën, e zhvilluar në “Arenën e Demave” dhe e përfunduar në barazim pa gola, u gjykua nga Olsid Ferataj.
Ky i fundit kishte të bënte me një ndeshje nën ritëm dhe me shumë faulle. Arbitri i kolegjiumit të Patosit nuk e kurseu aspak bilbilin dhe fërshëlleu pafund. Sulmuesit e Partizanit ishin ata që shkaktuan më shumë faulle. Sakaq, anësori Podgorica anuloi një gol të Kekos me të drejtë.
37′ Partizani shënon me Kekon në një top që endet me kokë në zonë. Arbitri anulon gjithçka për pozicion jashtë lojë direkt në fushë. Pamjet i japin të drejtë, pasi Domgjoni del “offside” në momentin e devijimit me kokë të Bintsuka. Mbrojtësi bëhet aktiv në momentin e pasimit për Kekon. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













