Moviola e Partizani-Dinamo/ Anulohet penalltia, VAR në 3 raste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2026 | 8:27

Moviola e Partizani-Dinamo/ Anulohet penalltia, VAR në 3 raste

Ndeshja mes Partizanit dhe Dinamos, e zhvilluar në “Arenën e Demave” dhe e përfunduar me rezultatin 2-1 për të kuqtë, prodhoi disa episode të diskutueshme për moviolë, ku në të tre rastet kryesore ndërhyri sistemi VAR.

ghgj

Momenti i parë u regjistrua në minutën e 19-të, kur Partizani gjeti golin e avantazhit me anë të Albers Kekos. Fillimisht, arbitrat e fushës sinjalizuan pozicion jashtë loje dhe goli u anulua. Megjithatë, pas komunikimit me dhomën e VAR-it dhe verifi kimit të pamjeve në përsëritje, rezultoi se sulmuesi i të kuqve ishte në pozicion të rregullt në momentin e nisjes së aksionit. Në këtë mënyrë, arbitri ndryshoi vendimin fillestar dhe goli u akordua si i rregullt. Një tjetër episod i diskutueshëm kur Partizanit iu akordua fillimisht një goditje nga pika e bardhë. Fillimisht u vendos për penallti pas një kontakti në zonë, por më pas ndërhyri sistemi VAR. Pas rishikimit të pamjeve, u konstatua se ndërhyrja nuk ishte e mjaftueshme për 11-metërsh dhe vendimi u anulua, me lojën që vijoi normalisht.

Rasti i tretë i takimit ndodhi në minutën e 70-të dhe kishte të bënte me futbollistin e Dinamos, Metaj. Fillimisht, Rusta e ndëshkoi lojtarin me karton të verdhë, megjithatë, edhe në këtë rast ndërhyri VAR-i, duke i kërkuar gjyqtarit të rishikonte pamjet e episodit. Pas verifi kimit në monitor, ndryshoi vendimin fi llestar dhe Metaj u ndëshkua me karton të kuq të drejtpërdrejtë, duke e lënë Dinamon me një lojtar më pak për minutat e mbetura të sfidës.

PANORAMASPORT.AL