Moviola e ndeshjes në “Elbasan Arena”/ Polemika nga Dinamo, Xhaja “harron” kartonin e kuq (VIDEO)
Ndeshja Elbasani–Dinamo nuk pati asnjë ndërhyrje nga sistemi VAR, me arbitrin kryesor Juxhin Xhaja që i zgjidhi të gjitha episodet direkt në fushë. Megjithatë, vendimet e tij nuk kaluan pa polemika, sidomos në dy momente kyçe të pjesës së parë dhe një në të dytën, që ndezën diskutimet gjatë dhe pas takimit.

5’ Diallo arrin të shënojë në limitet e pozicionit jashtë loje. Goli akordohet i rregullt dhe pamjet konfirmojnë vendimin, me mbrojtësit e Dinamos që e mbajnë sulmuesin në lojë. (VIDEO)
23’ Një harkim i Loukili ndalet me bërryl nga Vila dhe gjyqtari Xhaja akordon penallti. Pamjet tregojnë qartë prekjen e topit me dorë, ndaj vendimi i kryesorit konsiderohet i drejtë. (VIDEO)
45’+1’ Xhaja tregohet zemërgjerë me Lilën, duke e ndëshkuar vetëm me karton të verdhë pas një faulli të rëndë ndaj Ismailit. Një moment mjaft i diskutueshëm, pasi ndërhyrja vlerësohet me takë të ngritur. VAR nuk ndërhyn dhe vendimi i arbitrit mbetet në fuqi. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













