Moviola e Laçi-Partizani/ I kuqi i saktë, Maletaj merr vendimet e duhura (VIDEO)
Ndeshja e djeshme mes Laçit dhe Partizanit, u drejtua nga Dorjan Maletaj, i cili e menaxhoi shumë mirë dhe mori vendimet e duhura në dy momente të dyshimta. Ai i nxori me të drejtë të kuqin Prodanit dhe veproi drejt në një pretendim për penallti të Tresës.

8′ Tresa rrëzohet sapo hyn në zonë pas një dueli me Sembene. Te Laçi kërkojnë penallti, teksa kryesori Maletaj mendon ndryshe. Qëndron në fuqi vendimi edhe pas konsultës me VAR-in. Vendim i drejtë i gjyqtarit. (VIDEO)
19′ Bytyçi i merr kohën Prodanit në një duel në të djathtë dhe laçjani bën një ndërhyrje të ashpër me takë. Maletaj nuk mendohet shumë dhe i nxjerr menjëherë të kuqin, teksa Bytyçit i duhen disa minuta për të marrë veten. Ndërhyrja është e ashpër dhe i kuqi qëndron. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













