Moviola e Hajduk Split-Dinamo/ Arbitri merr vendimin e duhur, nuk ishte penallti (VIDEO)
Në minutën e 60-të të sfidës në “Poljud”, arbitri akordoi një penallti në favor të Hajdukut, duke vlerësuar se Bruno Dita kishte penguar me faull futbollistin Bamba brenda zonës së rreptësisë.
Episodi ndodhi pas një depërtimi të shpejtë nga ana e majtë, ku mesfushori i Hajdukut u përplas me Ditën dhe ra në tokë. Pas protestave të lojtarëve të Dinamos dhe vëzhgimit të VAR-it, arbitri Sayat Karabayev shkoi vetë për të parë pamjet në monitorin anësor të fushës. Pas analizës së situatës, ai vendosi të tërheqë vendimin fillestar dhe të anulojë penalltinë. Pamjet treguan se kontakti i Ditës me Bambën nuk ekzistonte dhe nuk justifikonte rrëzimin e sulmuesit të Hajdukut.
Dita shkon i vendosur në dyluftim, por pa shtrirje të panevojshme të këmbës, pa goditje, dhe pa kontakt të dukshëm në mënyrë të palejuar. Vendimi për të mos dhënë penallti ishte i saktë. Gjyqtari veproi në mënyrë profesionale duke e korrigjuar vetë vendimin fillestar.
VAR-i ndërhyri në kohë dhe vendimi final shmangu një gabim të rëndë që mund të kishte ndikuar direkt në rezultatin e ndeshjes. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













