Moviola e Elbasani-Skënderbeu/ Kartoni i kuq i drejtë, por ka penallti “bujare” (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2025 | 9:01

Moviola e Elbasani-Skënderbeu/ Kartoni i kuq i drejtë, por ka penallti “bujare” (VIDEO)

Kanë qenë tre momente të diskutueshme në këtë ndeshje, të cilat gjyqtari i zgjidhi në fushë, pa shkuar të shohë në monitorin e VAR.

HSGDH

40’ Ka një kontakt në zonë mes Nikajt dhe Qoses, me futbollistin e Elbasanit që rrëzohet. Vijon lojën kryesori dhe më pas i bëhet me shenjë nga VAR që të vijojë lojën. (VIDEO)

57’ Dumfur prek topin me dorë në një kohë që sfera po shkonte drejt zonës. Nuk ka dyshime për të verdhën, e cila është e dyta dhe rrjedhimisht merr të kuqen. Vendim i drejtë i kryesorit. (VIDEO)

73’ Estrela prek topin me dorë gjatë momentit që topi po largohej nga zona. Akordon penallti kryesori, ndërkohë që merr edhe konfirmimin e VAR-it. Prekja me dorë është e dukshme, por penalltia është paksa “bujare”, për faktin se topi ishte duke dalë nga zona.  (VIDEO) + (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL